Është shumë e vërtetë shprehja se nëna për fëmijën jep edhe jetën! Por një nënë ka arritur të shpëtojë djalin e saj të mitur, nga duart e rrëmbyesve duke ua marrë sërish atyre.
Dolores Diaz Lopez, ishte duke kaluar së bashku me djalin e saj 5-vjeçar në lagjen Rchmond Hill, në Nju Jork, ku papritur, një person kapi për dore djalin e saj dhe e vendosi me shpejtësi brenda një makine.
Në këtë moment, gruaja është sulur me shpejtësi drejt mjetit dhe ka arritur ta nxjerrë vogëlushin nga dritarja në një kohë rekord.
Policia sakaq, ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë në zonë dhe është vendosur në gjurmët e autorëve, ndërsa nëna, në një intervistë për mediat amerikane ka thënë:
“Në atë moment nuk mendova për veten, por për djalin. Gjëja e parë që thashë ishte: ‘O Zot, vogëlushi im, o Zot, djali im’! Vrapova si e çmendur për të shpëtuar djalin, e fatmirësisht ia dola”.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/