Video/ Momenti kur serbët në veri të Kosovës sulmojmë policët gjatë daljes nga një farmaci

Veriu i Kosovës po shoqërohet me tensione dhe përplasje të shumta ku qytetarët serb në Mitrovicë kanë sulmuar mbi policinë pas një operacioni të nisur kundër kontrabandës së mallrave që hyjnë në Kosovë.

Siç shihet nga pamjet, në vend është bërë një situatë kaotike ku shihet tym dhe makina që digjen, duke bërë të nevojshme edhe ndërhyrjen e zjarrfikësve.

 

Sipas politikanit serb , gjithçka ka nisur pasi efektivët bastisën famacinë e një shtetasi serb Nemanja Šaroviç, i cili kishte varur edhe flamurin në hyrje të dyqanit, gjë që është konsideruar si provokim. Kjo lëvizje e Policisë ka sjellë edhe reagimin e serbëve të tjerë, të cilët kanë reaguat ashpër. Për qetësimin e situatës është dashur të përdoret gaz lotsjellës.

Drejtoresha e spitalit në Mitrovicën e Jugut, Luljeta Zhubi tha se deri më tani dy policë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Ata janë duke u ekzaminuar për të parë se çfarë lloji të lëndimeve kanë pësuar.

Ndërkaq, sipas drejtorit të Qendrës Shëndetësore në Mitrovicë të Veriut, Zllatan Ellek gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi kanë kundërshtuar aksionin policor.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *