Zjarrfikësit e Tiranës kanë shpëtuar një fëmijë, shtëpia e të cilit u përfshi nga flakët. Në video duket heroi zjarrfikës, i cili mban në duar fëmijën që shpetoi.
Vogëlushi është në gjendje të mirë shëndetësore falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve të Tiranës. Ngjarja ndodhi në zonën e Freskut, ku një apartament mori flakë.
Forcat zjarrfikëse arritën të vinin nën kontroll zjarrin në kohë rekord. Si pasojë e flakëve ka vetëm disa dëme materiale, ndërsa familjarëve u është dhënë menjëherë ndihma e shpejtë.
Aktualisht po monitorohet situata nga shërbimet e Komisariatit numër 4 në kryeqytet. Një grua nuk po gjen dot nënën e saj dhe thotë se ajo është bllokuar brenda.
“Më është bllokuar nëna brenda”, tha ajo.
/Burimi: Top Channel/