VIDEO/”Mos më thojë mua loqe ajo’, degradon në sharje takimi në ‘Për’puthen +40’

Puntata e djeshme e “Për’puthen +40” nuk shkoi aspak mirë, pasi në takimin e Linditës dhe Naumit shpërthyen sharjet, e madje deri tek familja.

Naumi ka përdorur fjalor fyes me Linditën, dhe e ka ofenduar keq pasi braktisi takimin. Nga ana tjetër, ajo kërkoi të sqarohej me të, pasi menduan se nuk po xhirohej më.

Naumi: E falenderoj që iku, më bëri një nder të madh se kam një hall më pak.

Lindita: Nuk të lejoj të më shash familjen time. Kush je ti të më prekësh në familje. Kujt i thua kështu fjalësh? Je injorant? Kush je ti? Mund të jesh cuni i Berlusconit, nuk më intereson. Kush je ti të më prekësh në familje? Injorant.

Naumi: Ke më gjë për të thënë?

Lindita: Pse më preke në familje?

Naumi: Se më deshi k….

Lindita: Injorant.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Pas fjalorit fyes gjatë takimit, Naumi tha se nuk është penduar aspak, dhe ka vijuar me të njëjtën sjellje në studio.

Naumi: Atje kam gabuar, por nuk jam penduar.

Arjani: Mund ta kishe kursyer atë gjë. Nuk mendoj që është ndaj mungesës së mirënjohjes, mendoj se kishe një ndjesi që Lindita kishte ardhur për të të vënë me shpatulla pas murit. Më bëri përshtypje Lindita se në bisedën që bëtë ishe sulmuese, por Naumit turp ti vijë për atë që ka bërë. Nuk e mbështes fare dhe turp ti vijë për atë që ka thënë. Naumi është viktima e një loje që e ke bërë dhe nuk e ke luajtur bukur.

Lindita: Më ka thënë që nuk jam bërë si Ndricimi që ka bërë shkollën e jetës.
Naumi: Çfarë janë këto pallavra. Të më thojë mua l**e surrati i kësaj në takim. Mos më thojë mua loqe ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *