Banorët VIP të “Big Brother” kanë filluar të njihen si dhe të kenë debatet e para me njëri-tjetrin.
Një moment pikant që mori shumë vëmendje ishte kur Beniada Nishani ësht pyetur për mashkullin që i përshtatet më shumë brenda shtëpisë.
Modelja dha një përgjigje duke bërë nj krahasim me Ardit Çunin, me të cilën duket se paska më shumë afrimitet.
“Me Arditin ndihem mirë se është shumë i thjeshtë”, është shprehur ajo ndërkohë që Elhaid Cufi e ka pasuar duke thënë se u krijua çifti i parë dhe për çudi të të gjithëve askush nuk ka kundërshtuar.
Ajo gjithashtu ka treguar për lidhjen e saj 7-vjeçare, nga mosha 16 deri 23 vjeç, me të cilin ka qenë dhe e fejuar.
Në lidhje me këtë, Monika e ka pyetur nëse është lënduar nga ndarja, të cilës ajo i është përgjigjur që “jo pasi ka qenë vetë ajo që i kanë dhënë fund marrëdhënies”.
“Ishte i fokusuar vetëm tek futbolli dhe mua më mërzitej jeta me të. Pas një lidhjeje 7 vjeçare erdhi një moment qe nuk e duroja dot më as kur më puthte”, ka treguar Beniada.
/Priza.al/