Moti ekstrem ka përfshirë Francën ditët e fundit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Në rrjetet sociale ka qarkulluar një video, ku një tornado merr me vete gjithçka që i del përpara.
Raportohet se erërat e forta goditën komunën Verrieres de Joux në Haut-Dobus, në afërsi të kufirit me Zvicrën.
“Nuk zgjati shumë, tornado lëvizi në drejtim të Zvicrës dhe ne mund të shihnim formën e rrotullimit të tornados. Ishte ora 11:45. Ne pamë tornadon duke u shfaqur, pamë pemë që rrëzoheshin njëra pas tjetrës, dëgjuam zhurmën dhe pastaj pamë kulmin të shpërthente”, shprehet personi që ka realizuar videon.
Sipas raportimeve të para, bëhet e ditur se nuk është lënduar asnjë njeri dhe asnjë kafshë.
/Priza.al/