(Video) Mrekulli nën rrënoja, shpëtohet pas 278 orësh shtetasi turk

Rreth dy javë pas tërmetit apokaliptik të rënë në Turqi, mrekullitë vijojnë të ndodhin nën rrënojat e ndërtesave dhe pallateve të shembura. Sipas mediave vendase, një burrë u nxor i gjallë pasi ishte bllokuar poshtë gërmadhave për më shumë se 278 orë.

Në media janë publikuar momentet e këtij aksioni që rezultoi me fat për qytetarin nga Turqia. Ai u dërgua menjëherë në spital për trajtim mjekësor të specializuar. Turqia dhe Siria me 6 shkurt u goditën nga tërmeti shkatërrues, si pasojë e të cilit 46 mijë persona humbën jetën


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *