Ukraina po jeton një vit të vështirë. Për t’i rikthyer sadopak buzëqeshjen popullit në këtë periudhë lufte me rusët, ka menduar kombëtarja e futbollit.
Ukraina mundi 0-5 Armeninë në sfidën e luajtur për Nations League në Vazgen Sargsyan Republican Stadium (Yerevan).Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e një goli, me Tymchyk që çoi në festë të paktët tifozë që kishin udhëtuar për në këtë transfertë. Në pjesën e dytë, gjithçka u bë me e lehtë pas golave të Zubkov, Dovbyk (X2) dhe Ignatenko.
Kështu, Ukraina është në vendin e parë me 10 pikë. Armenia është e fundit me 3 pikë.
Ukraine goal vs Armenia#Ukraina pic.twitter.com/pr2EkTkUUK
— Prizawebsport (@prizawebsport) September 24, 2022