VIDEO/ Ndeshja e fundit me Dortmundin, përshendetje emocionuese e Haaland me tifozët

Borussia e Dortmund luan ndeshjen e fundit në Bundesligë për ketë sezon, e rrjedhimisht është edhe ndeshja e fundit e Haaland me këtë ekip.

Para ndeshjes se Dortmundit me Hertha Berlinin një moment emocionues është regjistruar mes Haaland dhe tifozerisë.

Stadiumi i mbushur plot, ka duartrokitur sulmuesin norvegjez ndërsa ky i fundit ka shkuar pët t’u përshëndetur me ta.

Tifozeria ka brohoritur emrin e tij dhe ka duartrokitur pa pushim në shenjë falënderimi për ato çfarë Haaland ka bërë për ekipin.

Sot është ndeshja e fundit për Haaland si një lojtar i Dortmund, pasi ai tashmë është transferuar te Manchester City.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *