Dy shqiptarë të moshës 34 dhe 44 vjeç janë arrestuar nga policia italiane pasi akuzohen se kanë kryer 15 grabitje në zona të ndryshme. Mediat italiane kanë raportuar se vjedhjet janë kryer masivisht ndërmjet zonës së Lucca dhe Versilia, dhe në shënjestër të autorëve ishin vilat , apo edhe rezidenca të marrë me qira nga të huaj.
Gjatë hetimeve autoritetet kishin mbajtur nën vëzhgim edhe makinat me të cilat lëviznin autorët e dyshuar, ku edhe kanë zbuluar se në shënjestër ishin përkatësisht zonat si Massarosa, Seravezza, Forte dei Marmi dhe Lucca, apo zonat kodrinore të Pieve Santo Stefano.
Në disa raste mallrat e grabitura përpara se të shiteshin, fshiheshin pranë fermave të braktisura, për t’u tërhequr më pas në mënyrë të sigurt. Në raste të tjera, i kalonin në banesë, përpara se t’i dërgonin në Shqipëri.