VIDEO/ Në prani të policisë, publikohen pamjet ku Paplekaj qëllon për vdekje Pjerin Xhuvanin

Janë publikuar për herë të pamjet nga vrasja që tronditin vendin, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit të vitit 2021, ku Arbër Paplekaj qëlloi për vdekje Pjerin Xhuvanin.

Ngjarja ndodhi më 21 prill 2021 në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan. Siç shihet nga pamjet ka pasur përplasje midis dy grupeve të militanteve. Po ashtu në pamje shihet se grupi i ruajtjes së votave i angazhuar nga PD bllokon një makinë që sipas tyre kishte lista me pagesa dhe para. Nga pamjet shihet Arber Paplekaj dhe Pjerin Xhuvani që më pas humb jetën. Në ngjarjen në fjalë që bë ‘mollë’ sherri mes palëve politike, u plagosën dhe tre persona të tjerë, mes tyre një efektive policie.

Aktualisht çështja është në gjykim, ndërkohë që autori i dyshuar, Arber Paplekaj ndodhet pas hekurave. Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka vendosur masën e pezullimit për gjashtë efektivët e “Shqiponjave”, të arrestuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, katër ditën para zgjedhjeve të 25 prillit./ Marre nga emisioni “Shënjestër”, në News24.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *