Video në TikTok me 305 km/h, shoqërohet drejtuesi (Emri)

Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit Aleks Visha i cili postoi pak ditë më parë një video në rrjetin social “TikTok” duke drejtuar automjetin me një shpejtësi prej 305km/h.

Visha është gjobitur me 100 mijë lekë të reja dhe mjeti tip “Lamborghini” me të cilin udhëtonte është bllokuar.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës

Qarkulloi me shpejtësi 305km/h, në tunelin e Kalimashit, Policia Rrugore e Tiranës identifikon dhe bllokon automjetin “Lamborghini”.

Shoqërohet në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. V.

Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 305 km/h, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij. Në bazë të pamjeve filmike të siguruara, është identifikuar dhe ndaluar automjeti tip “Lamborghini” me drejtues shtetasin A. V., të cilin e Policia e ka shoqëruar në Komisariat.

Ndaj drejtuesit të automjetit u mor masë administrative 100 000 lekë të rinj.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon gjithashtu për ndalimin e publikimeve që kanë karakter joedukativ për sigurinë rrugore.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *