Marrëdhëniet Ankara-Riad janë në një fazë rinxehjeje pas një periudhe të gjatë tensionesh dhe të shtënash nga të dyja palët.
Në vitin 2018, ‘termometri’ ra ndjeshëm në kontaktet dypalëshe me vrasjen e gazetarit të Washington Post, Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll.
Me rënien e paundit turk kohët e fundit, Rexhep Taip Erdogan ka nisur një udhëtim vendimtar për t’u takuar me princin saudit dhe për të hapur rrugën për investime të reja, duke krijuar terren pjellor për lidhjet ekonomike.
Gjatë udhëtimit të tij të shkurtër, presidenti turk shkoi për një pelegrinazh në Mekë, nën masa të rrepta sigurie, i veshur me ihram bardhë të pelegrinit.
Vizita shënon një ndryshim të madh në politikën dypalëshe dhe ndoshta hapin më të madh në përpjekjet e Ankarasë që nga viti 2020 për të rivendosur lidhjet e saj të dëmtuara me fuqitë rajonale, duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Izraelin, Egjiptin dhe Arabinë Saudite.