Rëndohet bilanci i viktimave nga aksidenti që ndodhi pasditen e sotme në rrugën Milot-Rrëshen. Pas fëmijës 3 vjeç ka ndërruar jetë edhe babai, i cili tashmë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës.
Priza.al ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes. Dy nga makinat e përfshira në aksident janë bërë copë, ndërsa tjera vijon që të digjet duke u shkrumbuar.
Paraprakisht dyshohet se ka qenë shpejtësia dhe lagështira në rrugë që kanë sjellë aksidentin.
Trafiku është bllokuar për shumë minuta në Rrugën e Kombit nga aksidenti, por më pas situata është normalizuar.