Ryshfeti është pika më e ‘fortë’ e policisë tonë rrugore. Këtë e ka vënë re edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Disa ditë më përpara në një takim me drejtuesit e policisë, kreu i qeverisë e kritikoi shumë ashpër policinë rrugore. Ai tha se presioni mbi qytetarët për të marrë ryshfet është një sjellje e neveritshme që duhet të ndalohet
“Lëndimet e imazhit të saj nga rishfaqja kohët e fundit e rasteve të korrupsionit të vogël sidomos të policia rrugore janë të patolerueshme. Dua të vlerësoj rolin e SHÇBA dhe njëkohësisht ta nxis publikisht SHÇBA që të veprojë shumë më fort ndaj këtyre rasteve. Ne e kemi rritur edhe në harmoni me pritshmërinë e qytetarëve rolin ndëshkues të policit rrugor ndaj shkeljeve në rrugë.
Është e papranueshme që kjo të shërbejë si një mundësi e re për të ushtruar presion mbi drejtuesit e automjeteve për qëllimin e neveritshme të përfitimit të ryshfetit dhe e pajustifikueshme që me gjithë rritjen e forcës ndëshkues të policit rrugor qytetarët të mos ndjejnë një ndryshim thelbësor në disiplinën e qarkullimit rrugor.
Vetë strukturat e policisë dhe SHÇBA konstatojnë se në punën e komisariatet rastet e denoncimeve të qytetarëve nuk trajtohen me përgjegjësinë e duhur dhe në kohën e duhur“,- tha Rama.
Pavarësisht deklaratave të Ramës, policia rrugore është në qejfin e vet dhe nuk ka në plan të ndërgjegjësohen. Para dy ditësh në aksin Thumanë-Lezhë ndodhi një aksident i rëndë ku një person mbeti i plagosur. I riu humbi kontrollin duke u përplasur me barrierën anësore të rrugës. E gjithë ngjarja mund të ishte shmangur nëse policia do të kishte qenë në vendngjarje.
Video nga JOQ
Por gjëja më e vecantë e policisë së Ahmetit është se i bëjnë sytë ‘qorr’ atëherë kur duan. Në videon e siguruar nga JOQ, shikohen dy makina të cilat kanë fluturuar me shpejtësi ‘skëterrë’ , por askush nuk duket në qarkullim për tju dhënë ndëshkimin e merituar. Ose ndoshta janë të fortët që fshihen mbas tyre.
Një tjetër polic në Tiranë teksa ka qënë në qarkullim i ka rënë një automjeti tjetër duke i dëmtuar pasqyrën, dhe menjeherë polici ka dalë duke i vendosur gjobën qytetarit. A ka më padrejtësi të madhe se kjo? Për të hequr përgjegjësinë nga vetja ai ia hedh menjëherë fajin drejtuesit të mjetit. Në videon e siguruar nga JOQ, qytetari i është ankuar se ndaj tij po bëhët padrejtësi dhe kurrsesi nuk pranon të gjobitet. Por sipas policëve ata kanë të drejtë gjithmonë dhe qytetari është gjithmonë fajtor.
Teksa të gjithë qytetarët shpresojnë që të gjejnë zgjidhje ose të ndihmohen nga policia, ata fundosen edhe më keq nga ata. Tashmë askush nuk ka më besim tek një polici që bën diferencime. Mbështesin të ‘fortët’ dhe godasin njerëzit e thjeshtë.
/Priza.al/