Gjatë seancës së sotme plenare, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë fjalës së tij shpalosi tre risitë që do të ndërmerren në Institucioni i Ekzekutimit të Vendimit Penal të Shqipërisë.
Risitë kanë të bëjnë me punësimin e të burgosurve, ku këtë vit do të ketë 800 të punësuar dhe pas një viti synohet të jenë të punësuar 2000.
Gjithashtu më 1 korrik punonjësit e policisë së burgjeve do kenë paga të reja dhe uniforma të reja.
Këtë lajm Manja e publikoi edhe në rrjetin social “facebook” nëpërmjet një videoje.
/Priza.al