Deri tani një viktimë dhe 5 të plagosur rëndë. Ky është bilanci i ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Berlin kur një automjet hyri në mes të turmës. Shkaqet janë ende të paqarta por sipas dëshmimtarëve automjeti hyri një herë në turmë pastaj u kthye në rrugë dhe erdhi përsëri në trotuar.
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit dhe bëhet fjalë për një 29-vjeçar gjermano-armen me banim në Berlin. Ai po merret në pyetje dhe nuk përjashtohet as që ngjarja të jetë një akt terrorist ose drejtuesi I automjetit të ketë pasur shkaqe shëndetësore. Dëshmimtarët thonë se shoferi ka ecur në rrugë gati 200 metra pas përplasjes së parë me njerëzit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 minuta midis cepit të Kurfürstendamm , Rankestrasse dhe Tauentzienstrasse, ku në fund makina hyri në në rrjetin e parfumeve Douglas, ku nuk kishte të lënduar.
Automjeti është Clio ngjyrë argjendi me targa Berlini, tha një zëdhënës i policisë. Drejtuesi i makinës është mbajtur fillimisht nga kalimtarët përpara se të tentonte të ikte.
Në dhjetor 2016, një vrasës islamik hyri me makinë në një treg Krishtlindjesh pranë Kishës Memorial. Në atë kohë, dymbëdhjetë njerëz humën jetën dhe më shumë se 70 u plagosën.