Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qytetin Bogos ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën 17 persona. Sipas BBC, arsyeja e shpërthimit është bërë përplasja e një automjeti me eksploziv minereresh me një motoçikletë.

Ministri i Informacionit, Kojo Oppong Nkrumah ka njoftuar se të paktën 59 persona pësuan lëndime, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Imazhet e shpërndara nga mediat lokale treguan një shtëllungë të madhe tymi të zi që ngrihej mbi ndërtesat e shkatërruara.

Presidentja e Ganës, Nana Akufo-Addo tha se ushtria iu është bashkuar përpjekjeve emergjente për të ndihmuar në “menaxhimin e situatës”.

/Priza.al/