VIDEO/ Ngordhin tre lopë në Shëngjergj, banorëve iu rrezikohet jeta! Zbulohet shkaku

3 lopë kanë ngordhur në Shëngjergj pasi kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Shkak janë bërë telat të cilët nuk kanë qenë të lidhur siç duhet.

Duke u lënë në tokë, telat kanë rrezikuar jo vetëm jetën e kafshëve por edhe të njerëzve që kalojnë aty pranë.

Në videon e mëposhtme të publikuar nga Report Tv shihen kafshët e ngordhura në tokë, ndërsa një banor i zonës ka treguar se edhe jeta e tij ishte rrezikuar rreth pesë vite më parë pasi kishte rënë në kontakt me rrymën.

“Kjo linjë elektrike nuk mirëmbahet nga punëtorë prej shumë vitesh. Pavarësisht se kemi marrë në telefon organet kompetente, në këtë rast OSHEE, nuk kemi marrë përgjigje nga askush. Por na rrezikohet jeta.”– tregon banori.

Pavarësisht se kanë marrë në telefon organet kompetente, në këtë rast OSHEE, banori thotë se nuk kanë marrë përgjigje nga askush.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *