Zhurmat e burive të makinave ditëve të diela janë shtuar së fundmi, pas heqjes së masave anticovid. Tashmë dasmorët mund të festojnë lirshëm pa u kufizuar nga asgjë.
Autostrada e Laçit është bllokuar këtë mëngjes nga një grup dasmorësh të cilët lanë makinat duke kërcyer me shami në duar nën tingujt e muzikës.
Disa prej tyre hipën edhe mbi makina, për të treguar gëzimin e kësaj dite të rëndësishme për çiftin që po martohet.
Në sfond dëgjohet kënga: ‘Ki me u pendu, u , u ,u’.
Por bllokimi për disa minuta i rrugës, ka sjellë zemërim të qytetarëve të tjerë, të cilët kanë nisur t’u bien borive.
Por në asnjë moment nuk është parë prania e uniformave blu, gjë gjithsesi duhet të jenë të pranishëm për të kontrolluar bllokimet e trafikut.
/Priza.al/