Liqeni i Dashurisë mund të jetë i rrethuar me rërë, por ai është një oaz i vërtetë në mes të shkretëtirës. Ky liqen është i rrethuar me lule të shumta, pemë dhe bimë të larmishme. Janë rreth 1600 pemë që e rrethojnë këtë mrekulli të krijuar nga dora e njeriut.
I hapur në nëntor të vitit 2018, liqeni prej 550,000 metra katrorë, është një përfaqësim i denjë i Dubait, i cili njihet si destinacioni i vendeve romantike. Me simbole në formë zemre, ishulli përfshin zona të freskëta pushimi dhe ambiente elegante.
Liqeni përbëhet nga dy zemra të cilat zënë një hapësirë mjaft të gjerë, në të cilat është shkruar dhe fjala “Love”, që do të thotë dashuri në anglisht. Kjo hapsirë e dashurisë qëndron në dispozicion të publikut për 24 orë, dhe i ofron vizituesve pamjen spektakolare të natyrës.
Përshtati:Priza.al/Burimi: RaynaTours
https://blog.raynatours.com/love-lake-dubai/