Banorët e radhës që kanë shijuar një natë në suitën e famshme të BB VIP janë çifti i ri i krijuar, DJ Dagz dhe Einxhel. Dyshja, të cilët kohëve të fundit janë përfshirë në një afrimitet të madh, kanë kaluar një natë së bashku, larg konkurrentëve të tjerë.
Ata nuk kanë lënë pa shijuar edhe vaskën, në të cilën u shfaqën shumë të afërt e nuk munguan as me puthje e përqafime.
View this post on Instagram
Ndonëse moderatorja nga Shqipëria u pa më e tërhequr nga ky raport, ajo tani duket se është përfshirë më shumë pas kritikave që mori në spektaklin e së martës nga opinionistët e gjithashtu edhe nga banorët e tjerë.
Sidoqoftë, ata po kalojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit dhe janë çifti i tretë i krijuar brenda shtëpisë.
View this post on Instagram
Donaldi dhe Beatrix janë banorët që kanë nisur një njohje prej disa javësh e më pas DJ PM dhe Sarah Berisha. Kjo e fundit u largua nga Big Brother VIP të martën (4 janar).
/Priza.al/