Ky është momenti kur një veturë që lëvizte me shpejtësi, “fluturon” dhe përfundon duke u përplasur në tavanet e tri veturave të parkuara përskaj një rruge.
Pamjet janë filmuar në Chongqing të Kinës gjatë 9 janarit, ku shihet sesi shoferi i veturës po lëvizte me shpejtësi të madhe dhe në një moment humb kontrollin mbi timonin.
Mediat lokale raportojnë se shoferi i veturës nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz, por dëmet materiale ishin tejet të mëdha. Megjithatë nuk dihet nëse shoferi i veturës identiteti i të cilit nuk është zbuluar, është arrestuar nga policia.
E një rast i ngjashëm ka ndodhur muaj më parë në Shtetet e Bashkuara.
/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/