VIDEO/ Një penallti mjafton ndaj Andorrës, Shqipëria mbyll me nder fazën eliminatore

Shqipëria e ka mbyllur me një fitore minimale 1-0 ndaj Andorrës fushatën kualifikuese të Kupë së Botës, Katar 2022. Kuqezinjtë me shumë mungesa vuajtën shumë në 45 minutat e para.

Seferi në minnutën e 27′ tentoi portën por shumë lehtë për të ndëshkuar portierin, ndërkohë tre minuta më vonë, Jovera provoi për Andorrën por pa arritur të gjejë rrjetën. Në pjesën e dytë, Reja kreu dy zëvendësime duke larguar Ramadanin dhe Seferin në vend të Bajramit dhe Muçit.

Uzuni kishte një mundësi fantastike me kokë, por do të ndalej nga mbrojtësi i miqve.  Kombëtarja arriti më në fund të zhbllokojë sfidën ndaj Andorrës. Në minutën e 73-të, Myrto Uzuni fitoi një penallti, që do të kthehej në gol nga Endri Çekiçi. Mesfushori goditi mjaft saktë nga pika e bardhë.

Një rezultat që qëndroi në fuqi deri në fund të takimit me Shqipërinë që mbyll këto kualifikuese në vendin e 3-të në kuotën e 18 pikëve.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *