Video/ Njerëzit zënë akoma morra! Burri ia ‘qëron’ gruas te liqeni

Njëherë e një kohë morrat e kokës ishin një problematikë serioze, sidomos tek fëmijët. Por falë produkteve të reja në treg diçka e tillë mund të ndodhë shumë rrallë.

Nga video e dërguar nga kalimtarët e rastit në redaksinë e “Priza.al”, me sa duket njerëzit zënë akoma këto parazitë të bezdisshëm. Këto pamjet të pazakonta janë regjistruar në zonën e liqenit, ku duket një burrë i cili po i ‘qëron’ morrat një gruaje, mbase bashkëshortja e tij.

Ndërkaq, mjekët këshillojnë që morrat e kokës të trajtohen me shampo apo kremëra të cilat mund të merren pa recetë në farmaci, pasi ato janë shumë ngjitës dhe mund të përhapen edhe tek personat e tjerë. Përhapja e tyre kryesisht shkaktohet nga fakti se trajtimi nuk kryhet si duhet. Prandaj, morrat nuk eliminohen në mënyrë të përhershme dhe i kalojnë lehtësisht tek të tjerët.

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *