Pamje të rënda janë ato që vijnë nga aksidenti i ndodhur këtë të dielë në Vlorë, ku humbi jetën Razi Hoxhaj.
Burime për median bëjnë me dije se 69-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital dhe u fut në sallën e operacionit, por nuk mund të mbijetojë.
Sakaq në vendngjarje ende shihen njolla gjaku dhe sendet e të moshuarit, i cili ndërroi jetë.