VIDEO/ Notarja kafshohet nga peshkaqeni në Maldive

Një notare 30-vjeçare në Maldive ka përjetuar momente tmerri kur është kafshuar nga një peshkaqen 100 kg. Në fakt, një shok 37-vjeçar i 30-vjeçares ka regjistruar momentin e sulmit.

30-vjeçarja Carmen Canovas Kervelo dhe 37-vjeçari Ibrahim Shafig e dinin, megjithatë, se vendi ku ata u zhytën ishte një zonë ku gjenden peshkaqenë .

“Vendosëm të zhytesnim dhe të notonim pranë një grupi peshkaqenësh”, tha 37-vjeçari.

Sipas tij, kur u zhytën në atolin Vaavu në Maldive , u gjendën mes rreth 10 peshkaqenëve që jetojnë në atë zonë.

Në total dy notarët ishin mes peshkaqenëve për 45 minuta para se të ndodhte ngjarja e frikshme.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *