Video/ Nuk gjen “paqe” Mona Liza, burri i maskuar e lyen me krem torte

Piktura e Mona Lisës është lyer me krem ​​torte pasi një person i maskuar si grua ia hodhi brenda Muzeun e Luvrit në Paris


Sipas dëshmive, autori në karrige me rrota për çudi u ngrit e më pas iu afrua pikaturës duke i hedhur krem.

Ata që ishin përgjegjës për sigurinë e muzeut nxituan ta nxirrnin burrin nga dhoma, ndërsa pjesa tjetër e të pranishmëve vazhduan të fotografonin situatën pa pushim.

Piktura, e cila u krijua midis 1503 dhe 1519 nga Leonardo da Vinci është e paprekur sepse është e mbrojtur nga xhami sigurie. Siç shihet në disa nga videopunonjësit e sigurisë së Luvrit nxituan për të hequr agresorin nga ndërtesa dhe për të pastruar xhamin.

Gjatë historisë janë bërë përpjekje për të prishur ose vjedhur pikturën e njohur.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *