Stambolli është ‘goditur’ nga një stuhi e tmerrshme që ka përfshirë çdo gjë që i del para. Shumë shtëpi janë dëmtuar e shumë pemë e shtylla janë rrëzuar duke bllokuar rrugë e duke ndërprerë energjinë elektrike.
Çatia e një pallati në Kiraç fluturoi mbi qytetarët. Banorët që kanë qenë jashtë pallatit, si pasojë e copave të rëna kanë mbetur të plagosur.
Era arriti një shpejtësi prej 130 kilometrash në Esenyurt dhe Beylikduzu. Ndërkohë kulla e sahatit në qarkun e Çatalcës është shembur, duke mos i bërë ballë erës së fortë.
Deri më tani raportohet për disa të lënduar prej shkëputjes së tendave dhe strukturave të ngjashme. Për fat të mirë, deri më tani demët janë vetëm materiale përveç disa lëndimeve të lehta të pësuara nga qytetarë të Stambollit.