Gjatë një vizite në Tepelenë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është përballur me një situatë të sikletshme.
Basha u përshëndet me qindra qytetarë të cilët bënë thirrje “Rama IK!”. Teksa po takonte qytetarët që kishin dalë në rrugë, një nga ta i ka puthur dorën dhe e ka quajtur “Skënderbe, o Lulzim Basha”.
Këtë të shtunë, Partia Demokratike do të përshkojë Shqipërinë nga jugu në veri. Në mënyrë simbolike, ky rrugëtim nga skaji më jugor në atë më verior të vendit, do të ketë 9 ndalesa, aq sa është dhe numri i PD në fletën e votimit.