Një objekt misterioz u përplas me Jupiterin duke shkaktuar një dritë të fortë, miliona milje nga Toka. Incidenti u regjistrua në video nga dy astronomë në Gjermani dhe Brazil, ndërsa u vu re edhe nga të tjerët në Itali dhe Francë.
Nëse konfirmohet, do të ishte përplasja e tetë e vërejtur në Jupiter që nga viti 1994. Fenomene të tilla janë shumë të rralla.
“E vetmja gjë që mund ta shkaktonte atë ndriçim mund të ishte një përplasje” tha astronomi gjerman, Harald Paleske.
Jupiteri është planeti më i madh në sistemin tonë diellor, me një fushë të madhe gravitacionale, e cila bllokon dhe përshpejton meteoritët.
/Priza.al/