Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një mobileri në Arrameras të Fushë Krujës.
Burime bëjnë me dije se mobileria është në pronësi të shtetasit Bujar Caraci. Ky i fundit e ka dhënë me qira mobilerinë tek dhëndri i tij, Desar Çangu.
Sipas raportimeve, shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm saqë është ndjerë në të gjithë zonën. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar por dëme të konsiderueshme materiale.
Tritoli ishte vendosur në pjesën e pasme të objektit, ku mësohet se ka pasur edhe kamera sigurie. Sakaq, shpërthimi ka shkaktuar dëme edhe tek objektet përreth.