Disa shtete në SHBA janë goditur nga tornadot e frikshme, që kanë lënë një numër të madh banesash të shkatërruara.
Po ashtu numërohen edhe 88 viktima deri tani. Pamjet apokaliptike u filmuan nga një pilot, teksa ishte duke fluturuar me 13 mijë metra lartësi.
Avioni po fluturonte mbi qiellin e Tennessee, ku shihen rrufe të shumta dhe spirale ere.
Situata paraqitet katastrofike në SHBA pasi erërat e forta kanë marrë gjithçka që u dilte përpara duke lëvizur nëpër gjashtë shtete amerikane.