Video/ Pamje të rënda, nëna rreh brutalisht fëmijët e saj sepse e zgjuan nga gjumi

A.S, 32-vjeç nga Leskovci i Serbisë, mbeti i shtangur kur një muaj më parë pa filmimet nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpinë e tij, ku gruaja e tij 29-vjeçe, rrah brutalisht djalin e tyre katërvjeçar dhe vajzën gjashtëvjeçare.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet qartë sesi gruaja me inicialet A.S, fillimisht i bërtet vogëlushit e më pas fillon ta shkelmojë e grushtojë, duke e goditur në kokë dhe e përplas për muri.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo më pas i vërsulet vajzës të cilën vazhdimisht e shanë dhe fyen me fjalët më të rënda.

Megjithatë nuk dihet nëse “terrori” mbi fëmijët përfundon aty, pasi gruaja largohet nga dhoma. Ajo çfarë tmerroi më shumë opinionin, ishte se gjithçka ndodhi vetëm pse fëmijët ia kishin prishur gjumin të ëmës.

Mediat në Serbi raportojnë se gjykata ka filluar procesin gjyqësor ndaj gruas së dhunshme, kur fëmijët kanë mbetur me babanë me urdhër të gjykatës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *