Komisioni hetimor për inceneratorët do i dërgojë sërish kërkesë bankave të nivelit të dytë, pasi tre prej tyre, kanë refuzuar të japin informacion për biznesmenin Mirel Mërtiri. Deputeti demokrat Belind Kelliçi, akuzoi Mërtirin se ka bllokuar informacionet nga bankat ,ndërsa socialistet e cilësuan këtë si pjesë e informacioneve që klasifikohen si sekret.
Komisioni hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane do t’i kërkojë sërish informacion bankave të nivelit të dytë, pasi tre prej tyre, kanë refuzuar të japin informacion për biznesmenin Mirel Mertiri, I cili ka përfituar kontrata koncesionare për inceneratorët.
Deputeti demokrat Belind Këlliçi, deklaroi se Mertiri, ka detyruar bankat e nivelit të dytë të mos japin informacion.
Por për socialistët, kjo mungesë e informacionit nga bankat, është e justifikuar. Nënkryetarja e komisionit Ermonel Felaj, u tërhoqi vëmendjen kolegeve të opozitës për procedurat dhe për etiketimet që u vendosën në komision.
Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, solli në vëmendje, se në një raste te ngjashme, kur është kërkuar informacion, në komisionet të tjera hetimore, bankat e nivelit të dytë nuk kanë ngurruar të japin informacion.
/Burimi: Syri TV/