Pas inspektimeve të punimeve që po kryhen në aeroportin e Vlorës, kryeministri Edi Rama nuk ka lënë po prekur nga afër edhe punimet në “Sheshin Pavarësia”.
Kryeministri është njohur me detaje me gjithçka është vendosur dhe do të vijojë në kuadër të këtij projekti. Rama ka shprehur dhe një dëshirë për të vendosur emrat e firmëtarëve të deklaratës së pavarësisë në një instalacion të veçantë.
“Kam idenë, duam të bëjmë një instalacion. Të vendosim emrat e të gjithë firmëtarëve në ca pllaka pak të çrregullta. I vendosni me emrat dhe janë transparente. I vendosim këtu me dritë poshtë që gjatë natës të lexohen. Me një mbajtëse që të ketë dhe ledin brenda”, tha Rama.
Postimi i plotë:
“?Vlorë – Në kantierin e Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë ku po marrin formë detajet e fundit të një hapësire urbane unikale, plot gjelbërim, hijeshi e atraksione për të gjitha moshat ??♀️???☀️?