Video për të mos u humbur! Momenti kur ekuipazhi civil pa Tokën nga hapësira për herë të parë

SpaceX kanë shpërndarë pamjet e momentit kur ekuipazhi i tij civil pa Tokën nga hapësira në bordin e kapsulës hapësinore Crew Dragon.

Pamjet e filmuara nga Sian Proctor, një nga katër anëtarët e ekuipazhit, tregon ekipin që shikon nga dritarja.

Gjatë intervistës së tyre të parë kur u kthyen në Tokë, ekuipazhi turistik tha se udhëtimi në hapësirë ishte frymëzues dhe emocional.

Inspiration4 u lëshua më 16 shtator mbi një raketë Falcon 9 nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida.

Gjatë fluturimit të tyre të shkurtër, ekipi arriti një lartësi orbitale prej afërsisht 585 kilometra mbi sipërfaqen e planetit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *