Video për të mos u humbur! Turistja braziliane zhvishet plotësisht dhe hidhet nga ura

Një video e pazakontë po qarkullon në rrjet ku një turiste është hedhur nga ura në Portugali e zhveshur. Turistja, e cila besohet të jetë nga Brazili, u filmua teksa bëri një zhytje të rrezikshme nga Ura Dom Luis në Porto.

Pamjet e publikuara nga mediat e huaja tregojnë vajzën e re e cila mendohet se ishte e dehur, teksa zhvishet para njerëzve të pranishëm aty dhe më pas hidhet në lumin Douro.

Fillimisht ajo hoqi rrobat, turma nisi që të brohoriste dhe gruaja në fjalë nuk ngurroi që të hiqte edhe pantallonat. Sipas raportimeve lokale, patrullat e policisë kanë kontrolluar zonën pas incidentit por nuk mundën që të gjenin asnjë nga personat e përfshirë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *