Një autobus është përfshirë nga flakët ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku është shkrumbuari i gjithë nga zjarri, teksa tymi ka mbuluar zonën.
Deri më tani është mësuar se autobusi, është i linjës së Portoromanos, dhe u raportua që nuk ka të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:10, në lagjen “Nr. 15”, Durrës, një autobuz i linjës Durrës-Porto Romano, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në motorr, ka marrë flakë në lëvizje e sipër.
Nga zjarri i rënë në autobuz, nuk ka asnjë person të lënduar .
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.