Ka përfunduar pjesa e parë e sfidës Kroaci-Spanjë në fazën e 1/8-ve. Në 45 minutëshin e parë janë realizuar dy gola nga të dyja kombëtaret.
Kroacia ka kaluar në avantazh në minutën e 20’. Unai Simon shënoi autogol duke ndëshkuar iberikët.
Portieri realizoi autogolin më qesharak të këtij Europiani pasi nuk kontrolloi dot topin e kthyer nga shokët e skuadrës.
Por në minutën e 38’ ishte Pablo Sarabia i cili e barazoi rezultatin.
Mesfushori i PSG-së përfitoi nga një rrëmujë në zonë për të shkundur rrjetën e kundërshtarit.
/Priza.al/