Një autobus që ishte nisur nga Serbia në Bullgari është aksidentuar dhe përmbysur.
Mediat e huaja bëjnë me dije se kanë mbetur të plagosur 8 fëmijë dhe 4 të rritur. Ngjarja ka ndodhur në autostradën e ‘Trakës’ në Bullgari, ku autobusi përfundoi në një kanal. Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca, një zjarrfikës dhe disa mjete policie.
Të gjithë pasagjerët janë shtetas të Serbisë dhe në autobus kanë qenë 48 persona.