Në mëngjes rreth orës 9:30, në aeroportin e Bolzano-s është dëmtuar një helikopter i seksionit ajror të Guardia di Finanza-s. Duke gjykuar pamjet e publikuara të aksidentit, mendohet që shkaku të ketë qenë një gabim i pilotit ose një problem teknik i bishtit të helikopterit, i cili bëri që helikopteri të rrotullohej në vend e më pas të përmbysej në njërën anë.
Dy inspektorët financiarë të cilët gjendeshin në bord, pësuan dëmtime dhe gërvishje të lehta. Helikopteri i dëmtuar është një Agusta-Westland 169 i blerë një vit më parë, me çmimin 10 milion euro. Autoritetet përkatëse po merren me hetimin e ngjarjes dhe shkaqet që çuan në aksident.
Përshtati:Priza.al/Burimi:LiveLeak