Belgjika kaloi në fazën tjetër, teksa mposhti Danimarkën 2-1. Takimi nisi mirë për danezët që kaluan në avantazh me Poulsen në minutën e 2′, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës, belgët arritën fitoren falë dyshes Hazard-De Bruyne.
Danezët shënuan pas vetëm 99 sekondash lojë. Poulsen përfitoi nga një gabim i mbrojtjes belge dhe nuk fali. 1-0 për vendasit që në minutën e dytë të takimit.
Në minutën e 10-të, ashtu siç ishte caktuar përpara ndeshjes dhe pas fjalëve të Romelu Lukakut, topi është ndalur, lojtarët e Belgjikës e pasuan mes tyre. Stadiumi brohoriti dhe duartrokiti për Christian Eriksen, që e ndoqi direkt nga spitali këtë përballje. Në stadium kishte edhe banderola në gjuhën daneze “të presim shpejt Eriksen” dhe “shërim të shpejtë”.
Pjesa e dytë nis me ritëm për belgët, të cilët nuk vonojnë dhe gjejnë golin e barazimit.
Dy yjet e belgjikës, De Bruyne dhe Hazard i dhanë fitorën Djajve të Kuq.
Danezët përpiqen në fund të paktën të shmangin humbjen, por nuk ia dalin dot.
Belgjika siguron kështu vendin e parë dhe kalimin për në raundin tjetër, ndërsa Danimarka duhet ti thotë lamtumirë Euro 2020.
/Priza.al/