Reshjet e shiut dhe moti i keq ka përfshirë gjithë vendin ditën e sotme ku në kryeqytet rrugët janë mbushur plot me ujë, gjë e cila ka shkaktuar trafik të rënduar.
Tirana ka pasur përmbytje në disa zona ku duket se niveli i lartë i reshjeve ka bërë që të bllokohen tubacionet dhe uji të shkaktojë përmbytje në disa rrugë kryesore.
Ne video shihet se niveli i ujit është ngritur aq sa për ta vështirësuar kalimin e automjeteve. Kjo gjë ka bërë që edhe trafiku të jetë i rënduar pasi makinat mezi arrijnë të qarkullojnë.
/Priza.al/