VIDEO/ Përmbytjet e tmerrshme në Filipine, foshnja 1-muajshe shpëtohet me legen

Ekuipazhet e urgjencës shpëtuan një foshnjë nga përmbytjet e mëdha në Filipine. Mediat e huaja shkruajnë se vendet juglindore u goditën nga tajfuni “Rai”.

Në përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar ushtria, policia, si dhe rojet bregdetare, duke e çuar numrin në mbi 18 mijë persona për të ndihmuar në këtë katastrofë.

Pamjet tregojnë dy oficerë të Rojës Bregdetare të Filipineve, duke kaluar nëpër ujë të thellë me një foshnjë 1-muajshe, të futur në legen në qytetin Cagayan de Oro, në Filipinet Jugore.

“Rai” është tajfuni i 15-të që godet territorin e Filipineve këtë vit, duke sjellë me vete shpejtësi të erës deri në 121 milje në orë, sipas byrosë së motit të Filipineve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *