Është përshkallëzuar protesta e maturantëve në Tiranë. Ata kanë bllokuar Rrugën e Elbasanit, ku po kërkojnë rivlerësim të provimeve, të cilat thonë se kanë qenë të vështira dhe jo të përfshira në orët mësimore.
Maturantët theksuan se nuk kanë besim tek Ministria e Arsimit dhe deklarata e Kushit, nëse nuk shohin fakte.