Gjatë një debati për reformat kushtetuese shpërtheu një përleshje e ashpër mes deputetëve.

Çështja më e nxehtë ishte ajo e ndryshimit të një kapitulli të Kushtetutës për të drejtat e barabarta mes burrave dhe grave. Deputetët që e kundërshtonin këtë nismë e cilësuan atë si të padobishme.

Seanca u transmetua drejtpërdrejt në kanalin televiziv Al-Mamlaka.

 

Në video shihen deputetët, ndërsa shkëmbejnë grushte dhe sharje me njëri-tjetrin, sikur të ishin në një ring boksi.

/Priza.al/