Vapa e madhe dhe temperaturat që nuk po dinë të zbresin, duket se u kanë çuar trurin “skiç” shqiptarëve që edhe kur shkojnë për tu relaksuar në plazh apo pishina, sërish e kanë mendjen tek sherri.
Por ky i fundit bëhet edhe më “interesant” kur në mes ka gjithmonë një femër, apo ndonjë motiv fare banal, për të cilën shqiptarët janë gati të fusin gjithë farefisin në “gjak”.
Pikërisht sot katër të rinj janë përfshirë në një debat të ashpër verbal me njëri-tjetrin në zonën e Yzberishit në Tiranë, debat im cili ka degjeneruar deri në sherr fizik dhe është dashur edhe ndërhyrja e policisë për të qetësuar “gjelat”.
Nga sa shikohet nga video e realizuar nga të pranishmit aty, sherri mes djemve duket se ka nisur për një vajzë, e cila hyn mes tyre për t’i ndarë fillimisht.
Në pamjet e siguruara, shihet se të rinjtë debatojnë me tone të ashpra, afrohen pranë njëri-tjetrit, mirëpo konflikti mes tyre nuk shkon në dhunë fizike fillimisht, por vetëm në disa sharje dhe ofendime të ndërsjellta.
Nuk dihet se cili ka qenë motivi që ka nxitur sherrin mes tyre, por nga video dëgjohet që një prej djemve i drejtohet vajzës që quajtur ‘Meri’ duke i thënë: “A je me ne a jo….?!”
“Ndahuni, të lutem”- thotë vajza në video.
“Dil ktej të thash”,– ngre zërin në një moment djali i cili mban të veshur bluzën me ngjyrë portokalli.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të disa pishinave në zonën e Yzberishit në Tiranë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Siç duket kanë qenë qytetarët ata që e lajmëruan, nga frika se mos sherri degjeneron në përplasje më të rënda, ku herë pas here të rinjtë nuk ngurojnë të nxjerrin edhe armët.
Nuk dihet se si përfundoi sherri mes të rinjve, e se me kë u largua në fund vajza e quajtur “Meri”.
https://www.youtube.com/watch?v=cqpVR8n-_5Q&t=2s
/Video: Dosja.al/