VIDEO/ Po shoqëronte ‘IFA’-n e ngarkuar me dru, kamioni përmbyset dhe humb jetën drejtori i Pyjores së Maliqit  

Një aksident i rëndë është shënuar në afërsi të fshatit Dushar të Njësisë Administrative Lozhan, në Maliq të Korçës. Një kamion tip “IFA” i ngarkuar me dru, ka dalë nga rruga duke u përmbysur dhe për pasojë ka zënë poshtë një person i cili ka ndërruar jetë.

Mësohet se viktima është 38-vjeçari Marsel Nazifi, drejtor i pyjores pranë bashkisë së Maliqit.

Nazifi ishte hedhur nga kamioni për të shpëtuar, por fatkeqësisht ka gjetur vdekjen.

IFA - Photos | Facebook

Efektivët e zjarrfikëses bashkë me policinë kanë shkuar në vendngjarje sapo janë lajmëruar, por pjesa më e madhe e punës ishte kryer.

Mësohet se trupi i pajetë i viktimës është nxjerrë nga banorë e rastësishëm të fshatit. Viktima ka qenë i shoqëruar me 4 persona të tjerë, për të cilët ende nuk ka informacion.

Aksidentohet Ferrari me 200 km, shpëton për mrekulli shoferi

Nga informacionet paraprake, dyshohet se barra e madhe e druve mbi kamion ka qenë edhe shkaku i vidhisjes së automjetit “IFA”, përveç rrugës së keqe, duke e marrë nga një krah kamionin dhe duke shkaktuar aksidentin fatal.

Kamionët “IFA” edhe pse kanë disa dekada në përdorim, tashmë janë tëë përshtatshëm për zonat rurale, pasi u mbijetojnë dhe përballojnë terrenet e vështira dhe rrugët rurale.

File:Kamioni IFA.JPG

Por në zonat malore në Veri, Lindje dhe Jug të vendit, këta kamionë të prodhimit gjermano-lidor, aktualisht përdoren shumë nga subjektet e ligjshme dhe të paligjshme që presin dru në pyje.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *