Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i Edison Elezajt. Vetëm dy muaj zgjati arratia. 32-vjeçari u arrestua në një hotel në Kukës, ku qëndronte i fshehur. I riu plagosi tre persona në një festë më 28 korrik në Tiranë.
Djali i biznesmenit Hajri Elezaj, djali i pronarit të ujit ‘Lajthiza’ në fund të korrikut gjatë një feste plagosi 3 familjarët, një vajzë 36 vjeç binjake me vëllanë e saj, si edhe vëllanë e tyre të vogël.
Por policia në njoftimin për mediat që e ka shoqëruar me pamjet e arrestimit e akuzon të riun vetëm për armëmbajtje pa leje dhe jo për plagosjen e tre personave.
Për këtë ngjarje policia ka arrestuar më herët dy persona të tjerë, pasi i morën armën djalit të biznesmenit dhe e fshehën për të penguar zbulimin e së vërtetës.